Edlina Losha

“People don't take trips, trips take people.”

HAPAT E PARE…

HAPAT E PARE…

1-Znj. Eda, eksperienca juaj në drejtimin e një institucioni arsimor parashkollor dhe të edukimit të të vegjëlve i numëron tashmë disa vite. Dimë se pasioni për këtë profesion tek ju ka dominuar, dhe kuptohet, nëse ka dashuri e pasion për punën, koha dhe vështirësitë që ajo sjellë bëhen të lehta për t’i përballuar :). Por jemi në një kohë që i ashtuquajturi virus, COVID-19, ka pushtuar botën dhe ende jemi nën pushtetin e tij…

Ndaj donim të dinim çfarë do të thotë të drejtosh një çerdhe dhe kopsht në këtë kohë pandemie? Çfarë ka ndryshuar nga më parë? 

Eda:- Po jetojme kohe te veshtira, nese shprehesh ndryshe, do te thote qe nuk po thua te verteten. Ndikimi i pandemise eshte i dukshem dhe i lexueshem kudo! Rihapja e kopshteve nisi me ardhjen e veres, pikerisht ne daten 1 Qershor- festen e femijeve! Femijet ktheheshin pas 3 muajsh qendrimi ne shtepi dhe per me teper ky rikthim behej ne kushtet e reja- nder te tjerat edhe moslejimi i festimeve ( si mund te kuptoje femija i vogel qe nuk mund te festoje 1 Qershorin?) Pra ndryshimi ndodhi qe ne momentin e pare kur u “rihapem”. Sfidat u shtuan si ne menaxhimin e drejtimit te stafit, te femijeve si edhe te te vete prinderve, te cilet te themi te drejten edhe ata nga ana e tyre e kishin perjetuar ne forma te ndryshme kohen e pandemise dhe, nese perjetimet nuk kishin qene te mira- detyrimisht kjo reflektohet edhe tek femijet! 

2-Si është zhvilluar procesi i kujdesit dhe edukimit të fëmijëve tanimë?  A ka pasur ndryshime le të themi, të programeve apo të metodologjisë në këto drejtime?  

Eda:-Ne kete “periudhen e re”, dashje pa dashje ndryshimet kane ndodhur. Ndryshoi edhe menyra se si i krijuam edhe lidhjet e punes brenda per brenda stafit, sepse gjate periudhes se pandemise vertet qe rrinim te izoluar por u apdatuam edhe me metodat e reja te teknologjise dhe keshtu kjo ndikoi edhe ne menyren e punes sone. Per fat te mire kjo vijon edhe sot e kesaj dite midis meje dhe stafit.  Programet dhe metodologjia nuk kan ndryshuar, per sa kohe keto programe ushtrohen ne ambientet e kopshtit, por mund te them qe eshte rritur cilesia, sepse kjo situate na ka bere me te bashkuare dhe na ka lidhur me shume  edhe ne te rriturve. 

3-A ju kanë pyetur ndonjëherë fëmijët se pse mbani maska apo pse i dezinfektoni shpesh duart? U keni folur atyre për situatën, apo janë ende të vegjël? Sa e vështirë pra ka qenë për ju të punoni me grupmoshat nga 1 deri në 6 vjeç, ku ndër të tjera dashuria dhe përqafimet për ta nuk duhet të mungojnë? 

Eda:- Femijet e sotem jane teper te zgjuar. Ata jetojne ne kete realitet, kane prinderit ne shtepi, gjysherit, shohin dhe degjojne mediat, frekuentojne lokalet, lodrat, ambientet e jashtme, madje edhe levizin jashte shtetit. Pra ne nje fare menyre ata e njohin situaten, (kuptohet ketu flasim per femijet e kopshtit mbi 3 vjec pasi me te vegjelthit nuk kuptojne edhe aq). Gjithsesi ata u mesuan shume shpejt me gjendjen e maskave ne hunden e edukatores.  Dashuria dhe perqafimet nuk kane munguar, pse te genjej? Ne i ushqejme  femijet, i nderrojme, i ndihmojme ata te lahen dhe pastrohen, te kryejne nevojat personale, pra jemi gjithe diten ne kontakt te vazhdueshem me ta- keto gjera nuk i bejme gjithe diten me maskat ne hunde, sepse mendoj qe nuk ka kuptim- perderisa ti jep e marr kaq shume me femijet, mendoj qe maska nuk ka me vlera. Por ama ne pritjen dhe takimin e mengjesit, si edhe kur dalim shetitje, edukatoret mbajne maska dhe femijet nuk shqetesohen fare per kete sepse jane mesuar. Nuk ka ndfryshuar fare sasia dhe menyra e dhenies se dashurise ndaj tyre dhe kjo eshte shume thelbesore.

4-Po prindërit a i respektojnë rregullat apo protokollin e posaçëm kur sjellin dhe marrin fëmijët e tyre? A keni parë frikë te prindërit ose ndoshta pasiguri? A ka bashkëpunim mes jush? Çfarë i këshilloni atyre? 

Eda:- Me prinderit kemi marredhenie shume te mira! Preferoj te jem e hapur dhe e vertete me ta. Kur jua nisa protokollon e masave kunder “Covid”, ata me thane:”-Keto masa ne me te shumten e rasteve kane qene tek kopshti yne! Shumica nuk jane gjera te reja per ne!”. Por sigurisht qe perderisa po perjetojme kesi kohesh ka edhe ndryshime dhe pasiguri nder ta. Pasiguri te ciat i kuptojme fare mire. 

5-Po ju vetë dhe stafi juaj sa i trembeni një infektimi të mundshëm (në rast se nuk jeni prekur ende), se gati-gati duket sikur po jetojmë në një realitet që na presionon frikën, në një kohë që kujdesi për higjienën duhet të jetë maksimal dhe distancat duhet patjetër të respektohen? 

Eda:- (Qesh.)  Kam dy infermiere ne kopsht qe punojne non stop. Kemi edhe mjeke. Gjeja e pare qe ato thane ishte :-“Te tere do e kalojme kete!” E morem me sportivitet. I respektojme masat e higjenes ne maksimum, jemi teper te kujdesshme, por friken nuk e njohim. Puna me femijet na ka forcuar dhe kemi fituar imunitet. 

6-Duke lënë pas situatën që po kalojmë të gjithë prej virusit…Zj.Eda na rrëfeni pak për përditshmërinë e punës tuaj në kopshtin “Pinci i Lumtur”? Cila është motoja juaj ose parimi që ndiqni? 

Eda:-Cdo dite eshte e vecante, nuk i ngjan aspak dites tjeter, cdo dite eshte unike dhe e bukur. Kjo eshte dita ime ne kopshtin “Princi i Lunmtur”, por pak a shume kjo eshte edhe motoja e gjithe jetes sime, te cilen e kam thene ne fakt edhe here te tjera: “Ta jetosh diten sikur kjo te ishte e fundit”- dhe ketu kam parasysh psh, kur je me pushime dhe diten e fundit jepesh teresisht per ta shfrytezuar ne maksimum dhe per ta shijuar sa me shume! Kjo ka qene dita qe me pelqente aq shume kur isha e vogel dhe e kishim ritual qe bashke me prinderit e festonim ndryshe ate- dhe kaq shume me ka pelqyer atehere, sa kur u rrita pyeta veten: “E pse jo perdite? Pse mos te me kthehet ne moto jete kjo? A nuk eshte cdo dite e vecante? A nuk meriton ajo te jetohet?” Keshtu pra jetoj une. Keshtu e sjell edhe jeten edhe perditshmerine ne kopshtin tim. Sepse kjo eshte filozofia me te cilen ne punoj dhe i nxis edhe te tjeret rreth meje te punojne e jetojne. 

7-Nga e gjeni gjithë burimin e energjisë dhe të frymëzimit për punën e përditshme? Ata që ju njohin mund t’ju quanin me të drejtë “njeriu i ngjyrave” që fal vetëm pozitivitet…:) 

Eda:- Me pelqejne vertet ngjyrat ne kuptimin e pare te fjales. Vishem me ngjyra, rrethohem nga ngjyrat . (Per mua “e zeza” nuk eshte ngjyre). Mundohem te transmetoj energji pozitive, duke mos dashur t’i shqetesoj kurre te tjeret me problemet e mia, duke ju qendruar larg atyre qe kane nenergji negative, duke dashur te gezoj jeten ne cdo dite te saj, ashtu sic thashe me siper, duke e kthyer “Kenaqesine- ne modelin tim kulturor!”

8-Si mund të edukohet një fëmijë në çerdhe ose në kopsht, çfarë mesazhi keni veçanërisht për edukatoret e reja, nisur nga eksperienca juaj në drejtimin e një institucioni kujdesi dhe edukimi për fëmijët, por edhe nga roli i nënës që gëzoni? 🙂 

Eda:- Cerdhja dhe kopshti eshte indtitucion baze ku nje femije hedh hapat me kryesore te te gjithe jetes se tij. Kete nuk e them une, por e kam mesuar tashme nga te tjeret. Vitet e para te jetes se njeriut jane ato thelbesoret ne formimin e tij. Dhe pervec familjes, kuptohet qe rol kyc ka edhe cerdhja dhe kopshti. Dhe ketu sigurisht une nuk toleroj. Parimi baze i punes sime qe ne krye te heres, edhe si drejtuese, edhe si nene, pra ne marredheniet me femijet eshte “ vertetesia”. Edhe edukatoret e mia i kam mesuar te krijojne raporte te drejtperdrejta me femijet, dhe me prinderit e tyre gjithashtu. Genjeshtra nuk eshte modeli im i punes, dhe njerezit qe nuk thojne te verteten, nuk jane ata qe mund te punojne me mua. Duke qene njeri i tille, duke qene e drejte, duke stimuluar dhe vleresuar secilin femije, duke ju thene te verteten, duke e mbajtur fjalen per premtimet e bera, duke ju spjeguar atyre ne menyre te hapur se cfare eshte e mire dhe cfare jo, duke ju dhene dashuri te vertete dhe jo false atyre- edhe femijet kuptojne. Sepse edhe femijet jane te drejte dhe te vertete, prandaj shkoj mire une me ata.  Mund t’ju them edhe nje aspekt nga jeta ime, meqe m’u drejtuat edhe si “nene”. Kur ishin femijet e mi te vegjel fare, une flisja me ta sikur te ishin te rritur, edhe nga llogjika e mendimit, edhe nga shprehjet dhe fjalet qe perdorja. Im shoq njehere teksa me degjonte, me pyeti:-” Cudi me ty si ju drejtohesh femijeve keshtu sikur ata te jene te rritur! A te kuptojne ata?”, -“Po”,-ia ktheva,-“Me kuptojne madje me mire se sa edhe vete disa te rritur!” Dhe e ndjeja kete! Dhe vijoj ta ndjej ende kur komunikoj edhe sot e kesaj dite me embelsi dhe ne menyre te drejtperdrejte me femijet e kopshtit, qe,  meqe ra fjala, me lejoni te them qe i dua shume, shume, shume ( zemra mbushur plot me dashuri, tani me thoni si te mos jem e lumtur dhe me ngjyra une????)