Fenomeni “ punetore shtepie “ apo “ hajdute me pagese “
Le te themi qe nese je nje grua ne karriere, nese puna zgjat me ore te tera dhe kerkon shume impenjime, nuk ke kohe te besh edhe punet e shtepise!
Keto pune do ia ngarkosh dikujt tjeter, dhe ne shume raste zgjedhim te marrim “punetore shtepie “. Bën njoftim ne gazete apo kudo ne rrjetet sociale, vendos madje edhe nje rroge shume te kenaqshme dhe ty te vijne kandidatet! Por cfare zgjedhin vertet zonjat qe neper punerat e tyre jane aq te suksesshme? A jane ato te cilat quhen “punetore shtepie “ qe qarkullojne ne treg vertet te duhurat per t’u futur ne shtepi dhe e perligjin mjaftueshem punen qe kane marre persiper te bejne?
Sepse nderkohe qe e zonja e shtepise nuk ndodhet ne shtepi, ajo tjetra, jo vetem qe punet i ben “ shkel e shko”, por te “ ulet kembekryq “ ne ambient, hedh parfumet e shtrenjta provon veshjet, ushqimet , dhe sa here ju jepet mundesia “ provokojne “ sa munden te fusin ne sherre familjare- pasi jo rralle behen pjese e muhabeteve te cilat i nxisin ato vete, dhe, ajo me e keqja – te vjedhin!
Po, po! Te vjedhin!
-“Punetorja e fundit qe kisha futur ne shtepi, ishte nje profesioniste e vertete! Ajo nuk te merrte asnje qindarke nga xhepat apo canta! Por ama dollapet dhe veshjet na u rralluan se tepermi! Mgjthse i blija burrit edhe djalit rregullisht te brendshme dhe corape- ata ankoheshin vazhdimisht per to. Derisa nje dite vjehrres sime qe nuk po i pelqente kjo gje, pa rene ne sy, i kontrollon canten punetores! Cfare gjen aty? Te brendshme dhe çorape te vajzes sime! Ia hoqi ato pa rene ne sy! Punetorja i kishte marre perseri. Vjehrra hiq- ajo vër! E cuditshme! Si perfundim punetorja i mori ato dhe ne nuk i pame me ato ! M’u duk muhabet absurd, gati- gati i paqene, si i sajuar! Nuk e besova vjehrren! Kaluan ditet! Por teksa nje dite te ketij Janari kerkoja nder getat e mia per te gjetur nje pale, dhe po rremoja tek vendi i tyre, cfare te shihja? Me dilnin para syve vetem geta te vjetra, te grisura, te perdorura deri aty ku s’mban me! U cudita dhe aty i thirra mendjes! Me erdhen ne retrospektive fjalet dhe dyshimet e vjehrres, dollapet qe na pakesoheshin nga rrobat, dhe mbeta me getat e vjetra te grisura ne dore nderkohe qe nuk kisha hedhur akoma etiketen e tyre me shumice ne kosh! “
Kjo eshte histori e vertete! Por ka shume e shume raste te tilla te ngjashme, me keq se kaq apo pak me e zbutur. -“ Kam 15 vite qe marr punetore shtepie,- thote nje zonje e nderuar,- “ te gjitha pa perjashtim me kane vjedhur ne menyre sistematike! Edhe shampoot i merrnin nga shishja! Punetorja e fundit qe kam vjedh me pak se te tjerat dhe jam e kenaqur! Dmth vjedh, por jo aq sa te tjerat! “- perfundon zonja!
Eshte per e ardhur keq se perse sillen ne kete forme ato njerez qe realisht nje zonje shtepie i beson shtepine, e paguan dhe si shperblim merr pikerisht kete gje! Dhe ndodh vertete qe pas dy- tre apo me shume muajsh keto gra te ashtuquajtura “ punetore shtepie “ zihen “ me presh ne duar “, dhe e zonja e shtepise i debon ( cfare turpi), por e keqja eshte se historia vazhdon… Mua vjen keq per “ viktimen “ e radhes …