E ben mesuesja institucionin te mire, apo institucioni ben mesuesen?
Gjate jetes sime si drejtuese e nje institucioni Parashkollor, shpesh degjoja ne fillimet e punes sime, prinder qe vinin te regjistronin femijen tek mua sepse TEK subjekti tjeter ku e kishin pasur femijen, “ishte larguar mesuesja”. Atehere pyesja veten: ”-A duhet vertet te ndodhe kjo? A eshte nje mesuese/edukatore e vetme sukses i nje institucioni? A duhet te mbetemi ne keto shkalle vleresimi?”
Pronaret e shume subjekteve te tilla shpenzojne shuma te konsiderueshme per ngritjen e biznesesve, per mirembajtjen dhe pagesat e personelit dhe taksave shteterore. Dhe ne fund, pasi ai me mund e djerse te kete ngritur kete “keshtjelle“, a eshte me baza dhe a ben sens qe jetegjatesine ta caktoje nje individ i vetem? S’isha shume dakort me gjithe kete. U mendova gjate dhe thashe, JO, kjo s’ka per te ndodhur ne institucionin tim!
E para: largova varesite. Shpesh femijet, te nxitur edhe nga prinderit krijojne varesi ndaj nje mesuese/edukatore. -“Nuk hyj ne kopsht nese nuk del te me prese perpara filan edukatore. Nuk shkoj ne kopsht sepse dje mungoi fistek edukatore.“ Po pse?”Atehere, masa e pare qe nderrmora ishte qe edukatorja qendron vetem nje vit shkollor-mesimor me femijet. Nje psikologe ne keshillimet e saj me tha nje here: -“Ne jemi si nje gote e mbushur me uje qe zbrazemi perdite. Konsumohemi.” Ashtu edhe per nje vit nje edukatore zbrazet para femijes si ajo gota. Vitin tjeter ai eshte me i rritur, kerkon te dije me shume, kerkon te eksploroje ne te tjera “burime“, pra meson dhe edukohet nga tjeter mesuese.
E dyta: vendosa me shume se nje mesuese ne driten e shikimit te nje femije. Dhe kur them me shume se nje, kjo nuk do te thote “dy“. Aspak. Vendosa te marr dhe punesoj nje personel te tere shtese. Pra institucionin tim “e shkelin” dite per dite: sportiste, mjeke, psikologe, logopede, artiste, kengetare, animator, narrator, mesuese anglishteje, italishteje, deri tek shahist. Kush kujton se keta qe ne krye te heres kishin per qellim t’i shtonin emrin e mire dhe reputacionin institucionit, gabohen pjeserisht! Sepse mjafton nje xhest i keq nga nje mesuese e papergjegjshme dhe puna, mundi, djersa e 20 viteve sakrifice bie poshte per nje minute. Dhe askush nuk do t’ia dije qe ti ke punesuar edhe nje shahist apo se ju jepje edukim muzikor femijeve duke i bere ata te degjonin dhe kendonin muzike operistike me nje kengetare operash. Jo. Nuk ishte aty qellimi. Qellimi me se shumti ishte qe femijet qysh ne moshe shume te njome te mesohen me larmi fytyrash, dhe nese nuk ju pelqen shahu, ju pelqen mesuesja e anglishtes me stilet dhe kenget e saj, apo maestra italiane per vertetesine ne marredheniet me ta, mesuesja e artit qe vishet si princeshe, apo ne fund fare, ndoshta terhiqen nga trajnerja dhe mesimi i karatese dhe kjo eshte nje aresye me shume qe femija te “mos e lidhe jeten apo diten“ nen varesine e nje mesueseje te vetme dhe merita e institucionit te varet pikerisht nga ajo.
E treta: Mbushja e dites me aktivitete, lojra, ekskursione, pikniqe, dalje, shetitje, stervitje, qerasje, muzeume, ekspozita, teatro, dalje ne lulishte, vizita ne hotele, azile, qendra te varfrish, femijesh me vecori ndryshe, ne kala apo keshtjella, pishina, vizita ne shtepiat e njeri- tjetrit, televisione, radio, aeroporte, fidanishte, parqe… Nuk kane te numeruar….Te perditshme. Te cdohershme. Tani me thoni, a eshte ky angazhim i nje personi te vetem, i vetem nje mesuese te mire? Po, mesueset e mira, behen edhe me te mira kur behen pjese e kesaj: kur vishen me pizhame dhe luajne me jasteqe tek festa me pizhame, kur hypin ne peme, kur ngrejne balonat, kur bashke me femijet hypin ne teleferik, trenin e qytetit, ne varke me jeleke shpetimi, vendosin numer ne kurriz dhe marrin pjese perseri bashke me femijet ne Maratone, ngjiten ne kala ne ngjitje deri diku te veshtira per femijet, hypin ne kale, futen ne pishina edhe me pantallona, perveshin menget dhe lyejne pemet bashke me femijet!
E katerta: lehtesimi i punes dhe kesisoj dhe i jetes se nje mesuese. Mesueset nuk jane te keqija, me besoni! Kane edhe ato hallet e veta nganjehere, por shpesh ne harrojme qe jane si ne, njerez pra, prej mishi e kocke. Ne i duam perhere te mira e te buta. Dakort jam edhe une! Por shpesh ka femije camarroke, femije qe nuk degjojne, qe thyejne rregullat e grupit, apo qe kane prinder qe ata vete nuk deshirojne qe femijet e tyre te zbatojne rregullat. Ka prinder te tille? Te themi qe jo, sepse ne i kemi aleate prinderit dhe nese themi dicka e themi te korrigjojme dicka per te miren e femijes se tyre. Une kam zgjedhur qe ne institucionin tim nese mesuesja ndeshet me nje femije camarrok, ka veshtiresi ne komunikim me ate, te me drejtohet per ndihme mua dhe te mos beje veprime per te cilat mund te pendohet me vone dhe per te cilat mund ta denoje shoqeria. Kjo ka tingelluar shume efikase per mesueset dhe ka funksionuar. Si eshte vepruar me vone? Pikerisht keshtu: mbledhje me psikologen, mesuesen, drejtoreshen dhe prindin. I eshte pasqyruar prindit gjendja reale dhe e vertete e sjelljes se femijes. Dhe eshte kerkuar bashkepunim e bashkerendim me te.
E pesta: Kam punuar per ngritjen e nivelit dhe trajnimit personal te mesueseve. Kam kerkuar dhe asistuar edhe vete ne ngritjen profesionale te stafit. Sa me shume qe punohet ne kete drejtim, aq me i sigurt dhe me baza te forta behet edhe qendrueshmeria e institucionit. Mesueset shpesh nuk i dijne te drejtat e tyre. Nuk e dine se ku fillon e ku mbaron te drejtat dhe kerkesat e prindit. Te gjitha keto mesohen, lexohen, sqarohen.
Dhe e fundit, por jo nga rendesia, ky eshte nje mendim personal fundja, i bazuar edhe ne eksperiencen disavjecare, pa i hyre ne hak asnje mesueseje ne bote , qe mund te jete shume e mire, dhe qe faleminderit Zotit ka shume te tilla (ashtu sic ka edhe nga ato qe ia nxine emrin ketij profesioni), mendoj qe eshte menaxhimi dhe drejtimi i atij personi qe e ngriti dhe dirigjon institutucioni, baza kryesore e mbarevajtjes Per vete kam zgjedhur qe t’i qendroj ne koke stafit. Edhe stafi me i mire jam e sigurt qe s’do ishte kurrsesi vetvetja, nuk do e shfaqte kurrsesi anen e vet me te mire, nese ne krye do kishte dike qe nuk do i qendronte vete punes ne koke ne radhe te pare, qe do mbyllte sy e veshe, do mashtronte e genjente klientet per mbarevajtjen e femijeve, qe s’do ishte kerkues e ngulmues. Ne rast se drejtuesi do flinte gjume, edhe mesueset do benin nje pune sa per te kaluar radhen, e aty, ndoshta do te lindte ndonje syth luleje mesueseje te mire qe do ndriconte ne ate erresire, e nese kjo lule do largohej, detyrimisht dhe filizat e njome do largoheshin nje e nga nje sepse prinderit do thoshin qe iku mesuesja e mire. Pra, e thene shkurt, ne nje permbledhje: eshte institucioni qe e ben nje mesuese te mire, dhe te gjitha mesueset bashkarisht, e kthejne nje institucion ne model dhe shembull per te gjithe.
Respekt per te gjitha mesueset kudo qe ndodhen!
Edabanolosha