Si do të më kishte shkuar jeta mua… me Vigjilencën?
Asokohe punoja si inxhiniere dhe zyren e ndaja me 3 kolege burra. Une sapo kisha mbaruar shkollen, kurse ata ishin me shume pervoje dhe mbi 20 vite “kalendarike” me lart se mua. Nje dite te bukur ne objektin ku punonim ne qender te Tiranes, vjen per te pyetur per nje apartament nje grua shume simpatike, mbi te dyzetat, bashke me familjen e saj po aq simpatike- burrin dhe dy vajza adoleshente. I shoqerova dhe shume shpejt Vigjilenca, (keshtu quhej ajo) u be klientja jone! Ishte nje grua e rralle qe nuk kalonte pa rene ne sy, autoritare, me pozicione shume te mira ne pune, dhe ne shoqeri, shume elegante dhe moderne ne cdo pikepamje.
Befas nje dite, nje nga koleget e mi- nje njeri shume i mire, shume pozitiv, inxhinier i zoti me grada shkencore dhe familjar shume i rregullt, krejt papritur “ me hap zemren“:
-“ Kur isha student,- me tha,- Vigjilenca ishte e dashura ime. – Tani e shoh dhe pyes veten: “ Si do kishte shkuar jeta ime nese do kisha marre Vigjilencen per grua?” Dhe ngulte syte ne zbrasetire. Nuk kam per t’i harruar ata sy dhe ate mimike fytyre te trishtuar me ballin e rrudhur qe shikonte ne boshllek….
E njihja gruan e tij dhe padashur bera krahasimin. Nuk kishte lidhje me Vigjilencen gruaja e tij. Ishte nje grua tipike shtepiake- perhere ne guzhine mbi soben e gatimit apo duke lare enet , veshur me perparesen qe nuk e hiqte vetem kur dilte te bente pazarin. Nuk kishte te share si grua dhe si familjare- por diku ajo linte bosh ate pjese qe inxhinieri yne arrinte t’i bente ate pyetje vetes pas aq shume vitesh teksa shihte ate gruan tjeter qe kishte dashur dikur….
“ Si do te kishte shkuar jeta ime nese do kisha bere kete, nese do kisha zgjedhur ate, nese do kisha ikur aty, nese do kisha qendruar ketu?….Nese do kisha ndjekur kete shkolle apo nese do beja ate tjetren? Nese “ nuk do ma zinte rrugen” ky, apo nese nuk do ishte larguar ai? “….
Te gjitha keto pyetje nganjehere ia zaptojne trurin njeriut.
Ca zgjedhje te tonat jane “ te destinuara “ ose “ te caktuara “, shume te tjera i bejme vete! Te mira apo jo ne fund te fundit ajo eshte jeta jone. Une jam e mendimit qe ne cdo rast secili t’i shohe anen e mire zgjedhjeve te veta! Kane plot ane te mira edhe ato po t’i kerkosh! Pra perfundimisht jeten tone e kemi ne dore vete ne ta zbukurojme apo jo pavaresisht zgjedhjeve pa e kthyer koken mbrapa!
Tani do pyesni se c’hyn fotografia ime tek coveri i shkrimit? Hyn, hyn! Patjeter qe po! ?