Edlina Losha

“People don't take trips, trips take people.”

Sfidat…

Sfidat…

1- Prej 15 vitesh menaxhoni kopeshtin Princi i lumtur. Si e vlresoni kete rrugetim?

Shume e bukur kjo pyetje! Ne keto 15 vjet, ky rrugetim ka qene sa i bukur dhe i lumtur, aq i lodhshem gjithashtu! Nese do me duhej ta nisja nga e para- e sigurt qe NUK do zgjidhja te beja kete pune! Por duke qene se jam nje njeri qe po e mora nje pune persiper ose do e bej ashtu sic duhet, ose do shkrihem e do vdes (rruge tjeter nuk ka, eshte e konsoliduar kjo pjese),  une e kam bere dhe madje duhet ta theksoj qe e kam bere mire kete pune! Ose te pakten jam perpjekur qe ta bej sa me mire dhe me perkushtim ! Por te mos mendoje askush qe ka qene e shtruar me petale trendafili! 

2 Cilat kane qene sfidat ne keto vite. a mund te na thuash elemente konkrete dhe si i ke zgjidhur per te ecur perpara?

Kam kaluar shume peripeci! Sic e thashe edhe me lart, nuk e kam pasur te lehte! Ne Shqiperi vleresohet mediokeiteti, pertacia, vleresohet “te qenet i njejte dhe njesoj“ me te tjeret! Nese je ashtu- je ok! Por nese do te sjellesh risi dhe ndryshime, te cosh perpara jo vetem emrin e biznesit tend por te emrit qa ai perfaqeson, te rritesh konkurencen- pikerisht kete kam bere une keto vite! E them pa ndrojtje qe kam ndikuar ne ndryshimin e ketij lloj biznesi ne teresi! E di shume mire qe ndiqem nga mijera vete! Kudo qe shkoj me permendin kete apo ate gje qe kam bere! Se sa “like” marr? Ky eshte tjeter muhabet! Sic e permenda me lart- njerezit nuk eshte se e shprehin admirimin, thjesht dijne te “marrin shembull“! Por edhe kjo eshte dicka shume e mire, apo jo? 

3- Cfare ke mesuar nga gabimet e te berit biznes?te cilat nuk do ti perserisesh me

Nuk mund te them qe kam bere “ gabime “te mirefillta! Keto 15 vjet me vijne para syve si 15 dite! Jam perpjekur shume, kam punuar shume! Baza e parimit te punes sime ka qene drejtesia dhe ndershmeria ne marredheniet  e mia me njerezit! Jam e drejtperdrejte dhe e vertete! Jam munduar ne fillim, vecanerisht me stafin! Lufta ime me e madhe ka qene ne drejtim te stafit! Vitet e para te punes sime me cudiste stafi: Edukatorja e bente vete nje punim apo edhe nje ngjyrosje te thjeshte te nje vizatimi! Mua me linte pa fjale e gjithe kjo! Duke dashur qe vizatimi te dilte sa me i sakte, sa me i persosur sa me i bukur, edukatorja e 15 viteve me pare i merrte me vete ne shtepi te gjithe fletet e punes se femijeve, i ngjyroste vete dhe te nesermen vinte dhe thoshte me krenari:-“ Kam punuar deri ne 2 te nates, kam bere ngjyrosje!”. – Po pse e bere?- Sepse keshtu beja edhe tek kopshti tjeter ku punoja” …Mua nuk me pelqente ky mentalitet, kjo farse, kjo genjeshter, ky “mundim“ absurd. Apo pavertetesite e tyre ne perballjen me prinderit! Kam punuar shume me stafin ne cdo drejtim qe ato te jene te verteta dhe teçiltra! Gabimi im me i madh? Qe kerkoj perfeksionin ne pune, shoh edhe detajet me te vogla, me pelqejne rregullat dhe i zbatoj ato! 

4- Cilat jane objektivat tuaja ne te ardhmen ne lidhje me biznesin 

Objektiva ime me e madhe, qellimi im me i madh eshte qe kjo pune qe kam marre persiper te me shkoje sa me mire! Une e vleresoj shume moshen e femijeve te cilet kam marre persiper te edukoj! Eshte nje moshe vendimtare! Pra ku do te kishte objektive dhe pikesynim me te bukur sesa te vijoj te edukoj dhe te ris brezat e femijeve ne menyre sa me te mire e te shendetshme? 

5- ju merreni me sipermarrje por edhe udhetoni shume. Si e organizoni kohen?

Kam edhe une hobet dhe preferencat e mia si cdo njeri! Kam qejf levizjet dhe udhetimet! Leviz vertet, por kjo nuk me pengon ne punen time! Vite me pare vetem punoja dhe nuk beja pushime. Madje as ne vere nuk pushoja si gjithe te tjeret,  por ne muajin gusht kur femijet iknin me pushime dhe kopshti ishte pothuajse bosh, une beja rregullime dhe punime! Por nje rast teksa kishin ardhur prinderit e nje femije per regjistrim dhe une po ju thosha “me mburrje“ madje qe: -“Une nuk pushoj por punova edhe ne vere ! “, ai babai tha dicka qe une nuk do e harroja kurre me:-“ Shume keq qe nuk pushuake, ky mund te jete tregues qe ti je nje person i lodhur! Pushimi i duhet gjithkujt! Nuk te ben dem! Te riperterin! Te gjithe prinderit te mirekuptojne kur pushon!  “ Ne fakt ai baba kishte te drejte! Qe atehere i le vetes mundesine e nje pushimi 2-3 ditor te here pas hershem dhe e pohoj me gojen plot qe e le veten te relaksohem komplet! Nderkohe qe ne institucionin qe une punoj ka hierarki- aty ka drejtoreshe dhe duke qene se kam nje staf prej shume vitesh, punet jane ndare me se miri! Pra nuk me pengojne udhetimet qe bej ne punen time te ngritur tashme! 

Mund te shtosh edhe ndonje gje tjeter qe se pak prekur me pyetjet poshte

Nuk kam asgje per te shtuar! 

Ju falenderoj per intervisten e bukur! ?